TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një drekë lamtumire është shtruar sot pasi ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, iu dha lamtumira e fundit përmes një ceremonie shtetërore.
Dreka është shtruar për të gjithë personalitetet që morën pjesë sot në homazhe, përfshirë këtu dhe figura politike nga vendet fqinje.
Në një foto të siguruar nga media, një tryezë ka bërë bashkë djalin e Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, me deputetët socialistë si dhe me miq e bashkëpunëtorë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Të ulur në një tavolinë janë Taulant Balla, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Ukë Rugova, si dhe Xhavit Haliti dhe Vlora Citaku.
Kjo ceremoni lamtumire bëri bashkë dhe kryeministrin Edi Rama me atë të Kosovës, Albin Kurti. Të dy liderët shtetërorë së fundmi kanë pasur dhe një përballje virtuale me akuza e kundërakuza, ndërsa sot u panë krah për krahu, duke shtrënguar duart e ndonjëherë dhe një buzëqeshje.
Fatos Nano ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Ai u përcoll sot për në banesën e fundit. Të shumtë ishin ata që nderuan kujtimin e tij, që nga qytetarët e thjeshtë e deri tek personalitetet shtetërore.