AKTUALITET, 20 Tetor 2024, 20:39

Aksident tragjik në Mal të Zi, humb jetën çifti shqiptar nga Kosova

Aksident tragjik në Mal të Zi, humb jetën çifti shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rozhajë të Malit të Zi, ku si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy shqiptarë nga Kosova.

Sipas raportimeve të mediave, mësohet se viktimat ishin çift.

Ata janë identifikuar si Benjamin Lajçi, 29 vjeç nga Peja dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare Sabina Lajçi. Ndërkohë me vendim të kryetarit të Komunës së Rozhajës, Rahman Husoviç, 20 tetori është shpallur ditë zie.

“Ne ndajmë dhimbjen e madhe dhe dua t’i shprehim ngushëllimet familjeve Ljaiç dhe Mukoviç. Komuniteti ynë u përball me një humbje të madhe”, ka njoftuar Husoviç.