AKTUALITET, 20 Tetor 2024, 20:10

Berisha: Përshëndesim Arbër Leshin, i cili në Vjenë ia nxori fytyrën siç e kishte narko-kriminelit Taulant Balla

Berisha: Përshëndesim Arbër Leshin, i cili në Vjenë ia
Berisha dhe Balla

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një përshëndetje ditën e sotme për qytetarin Arbër Lleshi, për të cilin deklaroi se  i nxori edhe njëherë maskën e narko-trafikantit Taulant Ballës, i cili kishte shkuar për të kërkuar votën e tyre për zgjedhjet e ardhshme në Vjenë.

Nuk je gjë tjetër, vetëm një ushtar mjeran në politikë i shpifësve më mafiozë të Shqipërisë. Ti je përfaqësues i bandave të Elbasanit, të Shkodrës, të Fushë-Krujës, Lushnjës. Ti Taulant Balla, çdo shqiptar të njeh si eksponent kryesor të krimit në politikë.- u shpreh Berisha.

"Të dashur miq, sot dua të përshëndesim në emër tuaj, por edhe të mbarë qytetarëve opozitarë qytetarin, Arbër Lleshi, i cili në Vjenë ia nxorri fytyrën siç e kishte narko-kriminelit, Taulant Balla.

I cili i tha në emër të shqiptarëve të ndershëm se ti je një bandit, se ti Taulant Balla nuk je gjë tjetër, vetëm një ushtar mjeran në politikë i shpifësve më mafiozë të Shqipërisë.
Ti je përfaqësues i bandave të Elbasanit, të Shkodrës, të Fushë-Krujës, Lushnjës. Ti Taulant Balla, çdo shqiptar të njeh si eksponent kryesor të krimit në politikë. Si njeri që ke bërë kalime me pasaportë diplomatike 54 herë të Edmond Begos.

Si eksponent kryesor i aferës Toyota Yaris. Si ushtar i Bajrave, Rrajave.

Nuk ke ti fytyrë, nuk ke nder, nuk ke dinjitet!

Si mund të shkosh ti tek shqiptarët të kërkosh votë?

Arbër Lleshi sot ishte njëri prej nesh, përfaqësoi aty qindra e mijëra shqiptarë, të cilët nuk mund të duronin një narko-politikan i akuzuar për porosi të vrasjeve, i akuzuar si tendermen i bandave, por që mbrohet nga Dumani, si Nuredini, ashtu dhe Altini.

Nuredini rrëfen se revolen tek Manhasët nuk e dërgoi Balla, paçka se ata për atë revole të futur diku në oborr u burgosën pa asnjë faj për një vit rresht. Kurse Altini mbyll çdo dosje të tij, sepse Altini është më i poshtër se Nuredini.

Nuredini ka bërë rrëfim të paktën, një pjesë të krimeve."- tha Berisha.