AKTUALITET, 20 Tetor 2024, 20:22

U arrestua së bashku me ish-deputetin Çyrbja, kush është bashkëpunëtori tjetër që ra në pranga

U arrestua së bashku me ish-deputetin Çyrbja, kush është
Çyrbja në SPAK

Ahmet Masha është personi i dytë që ra në pranga së bashku me ish-deputetin Jurgis Çyrbja.

Më datë 11 tetor SPAK mori të pandehur Çyrbjen për shpërdorim detyre me  firmat që ka hedhur në 4 raste mbi pronësinë e gati 25 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rrashbullit në Durrës.

Ai u pyet nga gazetarët pse ishte paraqitur në SPAK, ku tha se “Isha për të dhënë sqarime për një çështje. Mandatin e kam dorëzuar për arsye shëndetësore, pasi duhet të kurohem".

Bashkë me të ka rënë në pranga edhe një bashkëpunëtor, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, ai ra në pranga nga një dosje tjetër nën hetim, ndërsa Gjykata e Posaçme nxori urdhër arrestin pas masës arrest në burg në mungesë.

Pas kësaj, Policia e Shtetit bashkë me hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit zbatuan urdhrin për ish-deputetin e akuzuar për tre vepra penale.