TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin mafioz me dy viktima në Rinas, ku si pasojë e breshërisë së plumbave humbën jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit (i cili vdiq në vendngjarje) dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani alias Sheqeri (që ndërroi jetë tek Trauma mëngjesin e sotëm).
Katër ditë pas atentatit që tronditi vendin, Rama reagoi duke u shprehur se ngjarja do të ishte zbardhur në kohë reale, sipas tij, nëse do ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente.
“Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja”, tha Rama shkurtimisht.
“Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare është një projekt për sigurinë, për pastërtinë, për qetësinë e prindërve lidhur me fëmijët në shkolla. E kemi bërë të gjithë pjesën që duhet të bënim, flas nga pikëpamja e pjesës së qeverisë, me marrjen e mbështetjes nga Emiratet e Bashkuara, ku ky projekt është në zbatim dhe ka një sukses të jashtëzakonshëm. Nuk i hedh më plehrat në rrugë, e ke të pamundur, sepse të kap kamera në kohë reale. Janë kamera inteligjente pikërisht për këtë, sepse nuk je ti që kontrollon lagjet. Kur bën një shkelje, në sistemin qendror vjen sinjali dhe del atje personi konkret i identifikuar. 8 muaj na ka marrë burokracia në agjencitë tona për të përfunduar procesin e dokumentacionit për të nisur procesin e instalimit.
Nëse do të kishim atë sistem, ajo ngjarja e Rinasit do të zbardhej në kohë reale. Por nuk është puna te zbardhja”, tha Rama ndër të tjera.