TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në shëtitoren Lungomare, ku një automjet ka përplasur një kalimtar të moshuar në momentin që po kalonte te vijat e bardha.
Sipas burimeve paraprake, automjeti Renault Clio, i drejtuar nga një shtetas i moshuar, ka goditur rëndë këmbësorin, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.