AKTUALITET, 4 Korrik 2025, 19:00

“Videot janë prerë!”- PD kërkesë KQZ: Na vini në dispozicion materialet filmike për të gjitha QV-të dhe se si janë dorëzuar zarfet e diasporës!

“Videot janë prerë!”- PD kërkesë KQZ: Na vini

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë ku kërkon të vihen në dispozicion pamjet filmike nga të gjitha qendrat e votimit në vend, të realizuara gjatë procesit zgjedhor të 11 majit.

Në të njëjtën kërkesë, PD kërkon gjithashtu informacion të detajuar mbi mënyrën e kthimit të zarfeve me votat e qytetarëve shqiptarë që kanë votuar nga jashtë vendit, duke kërkuar të saktësohet nëse këto zarfe janë dorëzuar fizikisht apo përmes kanaleve të autorizuara, siç është DHL.

Me dije se me përmbajtjen e kësaj kërkese është njohur edhe misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR.