AKTUALITET, 31 Maj 2022, 15:40

Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, plagoset pasagjerja

Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, plagoset pasagjerja

Një aksident rrugor ka ndodhur në Tiranë, në Rrugën Kuvajt.

Policia njofton se drejtuesja e një makine ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, është plagosur pasagjerja në mjet, shtetasja E. D., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2022, në Rrugën Kuvajt, shtetasja L. S., duke drejtuar mjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja E. D., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.