TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Berati njihet si një nga qytetet me prodhimin më të madh të ullirit në vend, prodhim të cilin një pjesë e fermerëve e eksportojnë edhe jashtë vendit. Por ky vit nuk solli për ta pritshmëritë pasi prodhimi i ullirit doli me cilësi por jo në rendimentin e një viti më parë.
Kushtet atmosferike të verës së nxehtë dhe pa shira të këtij viti përgjysmuan prodhimin dhe ky përgjysmim i prodhimit ka ndikuar negativisht tek konsumatori.
Në tregjet e Beratit duket qartë sasia e pakët e ullirit, çmimi i të cilit këtë vit është dyfishuar. Në treg 1 kg ulli këtë vit ka shkuar në 250-300 lekë (të reja) nga 130-150 lekë që ka qenë kg vitin e kaluar.
Rritje të madhe ka pësuar këtë vit edhe çmimi i vajit të ullirit, i cili nga 300 lekë (të reja) për kg që ka qenë vitin e kaluar këtë vit ka shkuar në 600-700 lekë.
Ndërkohë që tregtarët e justifikojnë dyfishimin e çmimit të ullirit me përgjysmimin e sasisë së prodhimit qytetarët shprehen se e kanë të pamundur ta blejnë me këtë çmim ullirin dhe vajin e ullirit.
Banorëve shprehen se të ardhurat e tyre janë të pakta dhe e bëjnë të pamundur ti afrohen këtë vit tregjeve ku shitet ulliri dhe vaji i ullirit.