AKTUALITET, 29 Shtator 2022, 17:19

Presidenti i FIFA-s zbarkon në Tiranë, vizitë në “Air Albania” dhe takim me kryeministrin Rama

Presidenti i FIFA-s zbarkon në Tiranë, vizitë në “Air

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka mbërritur sot në vendin tonë në një vizitë zyrtare për të inauguruar hapjen e kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit” ku janë dhe zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Infantino, si fillim ka vizituar impiantin “Air Albania”, duke parë nga afër stadiumin në kryeqytet i cili priti finalen e parë në histori të Ligës së Konferencës.

Presidenti i FIFA-s zbarkon në Tiranë, vizitë në “Air

Më pas, i shoqëruar nga presidenti Duka, ai u prit në një takim nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

"Me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, një mik i mirë që na nderon sot me vizitën e tij dhe të skuadrës së tij, ku shkëlqen prania e legjendës së Interit, Youri Djorkaeff", shkruan Rama.

Infantino do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit, në këtë vizitë në vendin tonë që përkon gjithashtu me turin e tij të kandidimit për t’u rizgjedhur president i FIFA-s në marsin e vitit 2023.