AKTUALITET, 29 Nëntor 2023, 17:48

Zjarri në godinën e azilit në Fier/ Të moshuarit rrëfejnë momentet e panikut: Korridori u mbush plot me tym dhe...

Zjarri në godinën e azilit në Fier/ Të moshuarit

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me zjarrin që përfshiu azilin e të moshuarve në Fier. Dyshimet e para janë që janë djegur një grumbull mbetjesh, përfshirë këtu mbetje plastike rreth orës 15:30 të ditës së sotme. Edhe është shkaktuar një tym, i cili përmes dritares së pasme ka përfshirë të gjithë goditën.

Ishte një situatë e paqartë në fillim, por grupi hetimor po vazhdon hetimet aktualisht për të parë se çfarë ka ndodhur dhe kush është personi që ka ndezur zjarrin. Ndërsa, disa nga të moshuarit kanë ndarë përjetimin e tyre të momentit.

“Brenda isha në dhomë unë. Ishte një dritare dhe dukej një zjarr i madh. Vetëm tym, asgjë tjetër. Nuk shikoje dot. Korridori u mbush plot me tym dhe nuk kaloje dot”, tha e moshuara.