AKTUALITET, 29 Nëntor 2023, 18:33

Sërish zjarr në Fier, pas flakës në kabinën elektrike, mbi 10 familje në terr

Sërish zjarr në Fier, pas flakës në kabinën elektrike,

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “ Kastriot Muço” në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërkohë qe nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Shërbimet zjarrfikëse bën të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë që dhjetar familje kanë mbetur në errësirë. Operatorët e OSHEE janë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.