TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në zonën e "Astirit" në Tiranë.
Një kamion ka përplasur një këmbësore. Sipas informacioneve paraprake bëhet e dije se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.