TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij në protestën e thirrur te inceneratori i Tiranës, tha se ky incenerator nuk ekziston, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë dhe të çojë në burg, siç tha ai “hajdutët rilindas”.
“Jemi në një skenë krimi dhe vijmë këtu sepse u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron. Ndaj, jemi këtu për të qenë të gjithë dëshmitarë se nuk ka incenerator. Gjithçka është mashtrim e provuar me fakte dhe në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile.
Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi në mënyrë që drejtësia dhe SPAK ta heqin atë shami që u ka vënë Rama dhe Veliaj te sytë. Të bëjnë detyrën dhe të çojnë pas hekurave hajdutët e Rilindjes.
Mjaft më me drejtësi me regji! Në 6 vite Shqipëria është përkeqësuar 26 vende sa i takon lutës kundër korrupsionit, si rezultat i ‘Ramaformës”, deklaroi Meta.
Kjo është protesta e parë e Partisë së Lirisë, pasi Ilir Meta mori drejtimin e kësaj force politike. Ajo që vihet re është mungesa e Sali Berishës.