TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri i përmasave te mëdha, që ka përfshirë zonën e kënetës pranë bregdetit të Tales në Lezhë, vijon të mbetet aktiv.
Flakët janë evidentuar fillimisht rreth orës 17:00 dhe të favorizuara nga era janë përhapur në një sipërfaqe të madhe.
Raportohet se deri më tani janë djegur 20 hektarë shkurre dhe bimësi, ndërsa aktualisht është në rrezik një biznes i cili ndodhet afër zonës së përfshirë nga flakët.
Dy automjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit që prej pasdites.