TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Vau i Dejës në afërsi të fshatit Fishtë.
Korrespondenti i Klan News, Martin Marku, raporton se në aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së 2 motorçikletave.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 3 persona, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.