AKTUALITET, 26 Tetor 2022, 18:15

Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Makina përplas motorin, plagoset 68-vjeçari

Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Makina përplas motorin,

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç ku një makinë ka përplasur një motor.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur 68-vjeçari, i cili udhëtonte me motor.

I plagosuri, i identifikuar si Ndrec Lleshi është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Mësohet se 68-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.