AKTUALITET, 22 Korrik 2023, 10:59

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, shoferja përfundon në spital

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Makina del nga rruga dhe

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Kafaraj. 

Bëhet me dije se një automjet tip Audi, i cili drejtohej nga një grua, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një tokë bujqësore.

Mësohet se e aksidentuara menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fierit. Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se gruaja kthehej në Shqipëri nga Greqia, ndërsa dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.