AKTUALITET, 30 Qershor 2022, 12:31

Aksident me tre të plagosur, makina del nga rruga dhe përplaset me murin rrethues të një magazine

Aksident me tre të plagosur, makina del nga rruga dhe përplaset me

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e quajtur “4 rrugët”, Fllakë.

Policia bën me dije se një 25 vjeçar, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një magazine.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. Ç. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit E. D. dhe I. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në zonën e quajtur “4 rrugët”, Fllakë, shtetasi M. Ç., 25 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një magazine.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. Ç. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit E. D. dhe I. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.