AKTUALITET, 24 Qershor 2025, 17:03

Aksident i trefishtë në Tiranë, dy makina përplasen me një taksi

Aksident i trefishtë në Tiranë, dy makina përplasen me

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë te rruga e Durrësit në Tiranë.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, dy makina dhe një taksi.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, apo nëse ka pasur persona të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.