AKTUALITET, 5 Dhjetor 2025, 22:14

Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen dy makina dhe një motor, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen dy makina dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, në zonën e Unazës së Madhe dhe dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motor.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.

Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit me iniciale Gj. L dhe A. Sh., ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.