TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali u takua me zyrtarin e Lartë të DASH për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Brendan Hanrahan.
Tema kryesore e takimit që u mbajt në Vjenë të Austrisë, në margjinat e Ministerialit të OSBE, ishte thellimi i bashkëpunimit strategjik shumëplanësh me SHBA.
“Në margjinat e Ministerialit të OSBE në Vjenë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Brendan Hanrahan. Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit strategjik shumëplanësh, përfshirë në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe energjisë”, theksohet në njoftimin zyrtar të institucionit për këtë takim.
Spiropali ka shkruar edhe në një postim në rrjetet sociale, se partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, është i ndërtuar mbi një aleancë historike.
Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:
“Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik mbi një aleancë historike.
Kënaqësi të ritakohem me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Brendan Hanrahan, në margjinat e ministerialit të OSBE, për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik shumëplanësh, përfshirë në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe energjisë”.