AKTUALITET, 5 Dhjetor 2025, 16:20

E tradhtoi nuhatja e qenit të policisë, shqiptari kapet me drogë në Itali

E tradhtoi nuhatja e qenit të policisë, shqiptari kapet me drogë

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias.

Operacioni është kryer ditën e djeshme, nga efektivët e stacionit të Castenedolo, të ndihmuar edhe nga njësia e qenve “Orio al Serio”.

Ata kontrolluan disa zona të qytetit si pjesë e një operacioni të synuar për të luftuar trafikun e drogës dhe në pranga vunë 20-vjeçarin shqiptar.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën në posedim afërsisht 360 gramë hashash, të fshehur në shtëpinë e tij. I riu, pa precedentë penalë, u vu në arrest shtëpiak dhe do të paraqitet para një gjyqtari për një seancë dëgjimore.