TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur në një aksident që ka ndodhur rreth orës 19.35, 200 metra larg hyrjes së qytetit të Tepelenës.
Tre automjete janë përfshirë në aksidentin që ka ndodhur si shkak humbjes së kontrollit të njërit prej mjeteve. Drejtuesi që shkaktoi aksidentin ka hyrë korsinë e kundërt të rrugës duke u përplasur fillimisht me një mjet e më tej një mjet i tretë u bë pjesë e aksidentit duke mos mundur të frenojë në vendin e aksidentit.
Konfirmohet se të plagosur janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
"Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit"- njoftoi policia.