AKTUALITET, 17 Mars 2024, 18:45

"Pse nuk erdhe më herët?", nobelisti indian i dhuron librin e tij Ilir Metës

"Pse nuk erdhe më herët?", nobelisti indian i dhuron librin
Meta me nobelistin indian, Kailash Satyarthi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, prej 5 ditësh është në Azerbajxhan, ku po merr pjesë në Forumin XI Global të Bakusë. Aty thotë se ka takuar edhe nobelistin indian, Kailash Satyarthi dhe të merrja dhuratë prej tij librin "Pse nuk erdhe më herët?".

"Kënaqësi e veçantë të takohesha në Baku me nobelistin indian, Kailash Satyarthi dhe të merrja dhuratë prej tij librin "Pse nuk erdhe më herët?".
Misioni i tij "Dhembshuria në veprim" dhe "Dashuria në Veprim", siç na frymëzonte me veprën e saj Shenjtorja Nënë Tereza, që lidh edhe dy kombet tona, na udhëheqin për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, veçanërisht të jetimëve dhe atyre pa kujdes prindëror!"-shkruan Meta duke postuar edhe disa foto.