AKTUALITET, 11 Gusht 2022, 10:43

“E lashë në gjumë”- Shkoi për të peshkuar, por u zhduk në Seman! Flet vëllai i 14-vjeçarit: Gjeta rrobat në breg

“E lashë në gjumë”- Shkoi për të peshkuar,

Vëllai i 14 vjeçarit, i cili shkoi shkuar për të peshkuar në lumin Seman nuk kthye më, tregoi se e la të miturin në gjumë.

Ai u shpreh se ata shkonin së bashku për të peshkuar, por ditën e djeshme i mitur kishte ikur i vetëm.

Vëllai i të miturit tregoi se kishite gjetur rrobat e tij në breg të lumit.

“Dilnim bashkë për të peshkuar, dje e lashë në gjumë dhe vetë dola. Pasdite gjeta rrobat e tij, në breg të lumit. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Këtu vinim bashkë për peshk dhe në një vend tjetër”, tha i vëllai.

Banorë të zonës kanë krehur të dyja anët e lumit Seman deri në orët e para të mëngjesit të sotëm por nuk kanë gjetur 14-vjeçarin, i cili dyshohet se është mbytur.