AKTUALITET, 11 Gusht 2022, 10:50

Humb kontaktet me familjen Ervis Martinaj, xhaxhai denoncim në polici: Nuk dimë gjë prej tre ditësh. Mund t’i ketë ndodhur diçka

Humb kontaktet me familjen Ervis Martinaj, xhaxhai denoncim në polici: Nuk

Familja e Ervis Martinajt ka depozituar një kallëzim në Policinë e Kurbinit.

Xhaxhai i tij Faik Martinaj ka denoncuar se ka humbur kontaktet me nipin.

Ai ka thënë se prej tre ditësh nuk ka kontakte me Ervis Martinajn.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, familjarët e Martinajt pretendojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe se ka kundërshtarë të shumtë.

Kujtojmë që prej disa kohësh Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK pasi sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit kishte urdhëruar Atentat ndaj Indrit Dokles.

Kallëzimi vjen pak kohë pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës ku u ekzekutua kushëriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.