AKTUALITET, 5 Gusht 2025, 17:52

Aksident i frikshëm në autostradën Fier-Lushnjë, mjete të rrokullisura jashtë rrugës, autoboti i kthyer përmbys! Disa të lënduar

 Aksident i frikshëm në autostradën Fier-Lushnjë, mjete
Një aksident i shumëfishtë është regjistruar këtë të martë në afërsi të ‘Pushimit të Shoferit’ në autostradën Fier-Lushnje.

Në aksident janë përfshirë disa automjete dhe një autobot që transporton çimento. Burime bëjnë me dije se dy të lënduar janë dërguar në spitalin e Lushnjës.

Ndërkohë që policia e qarkullimit ka devijuar trafikun në një kalim rruge dytësore.