TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një makinë me shpejtësi të lartë pasi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një tjetër automjet të parkuar ka përfunduar në trotuar duke dëmtuar edhe qepenat e një dyqani që ndodhej aty.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4.
Makina drejtohej nga një vajzë 22-vjeçare, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas përplasjes një qytetar i cili po lëvizte gjithashtu me makinë ka ndaluar menjëherë duke vrapuar drejt vajzës së bashku me disa kalimtarë që kanë qenë aty pranë.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit përveç shpejtësisë ka qenë edhe lagështia në rrugë.
Deklarohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin për shkak të lëvizjes mbi normat e shpejtësisë.
Pas kalimit të rreth-rrotullimit, 22-vjeçarja ka dalë nga rruga dhe mjeti i drejtuar prej saj u përplas me një pemë, një automjet tjetër, si dhe një nga dyqanet buzë rrugës. Mjeti ka përfunduar në hyrjen e një pallati, ndërkohë që shumë pranë ndodheshin dy persona, që fatmirësisht shpëtuan pa u dëmtuar.
E reja u dërgua në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.