AKTUALITET, 26 Mars 2025, 09:27

E rëndë/ U aksidentua në vendin e punës, humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Itali

E rëndë/ U aksidentua në vendin e punës, humb jetën

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në vendin e punës në Maniago të Italisë.

Viktima është identifikuar si Daniel Tafa, teksa sipas mediave italiane, i riu ishte duke punuar në një makinë për stampimin e ingranazheve industriale, kur një pjesë metalike nga makineritë e ka prekur në kurrizin, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe duke i marrë jetë menjëherë.

Autoritetet po kryejnë hetimet, ndërsa kanë vënë nën sekuestro përkohësisht kompaninë.