TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në një hotel në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në lagjen nr.4.
Hoteli mësohet se është në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë.
Sakaq, forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë. Nga informacionet paraprake, hotelit i është vendosur edhe në 2021 eksploziv.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.