AKTUALITET, 16 Shtator 2020, 21:01

Aksion në jug të vendit për parcela me kanabis, SHCBA pezullon disa punonjës policie

Aksion në jug të vendit për parcela me kanabis, SHCBA pezullon

Policia e Shtetit pas një kontrolli në Dropull, ka asgjesuar rreth 1000 bimë kanabis.

Bimët kanë qenë të kultivuara në disa parcela të zonës dhe dyshohet se kishin “mbrojtjen” e disa prej efektivëve të Policisë.

Për këtë arsye në Dropull kanë shkuar edhe forcat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), të cilat kanë pezulluar nga detyra disa punonjës policie.