TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje një 25-vjecar në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin A.H., 28 vjeç, i cili duke drejtuar mjetin tip “Audi”, humbi kontrollin mbi mjetin dhe aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin M.K., 25 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, humbi kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin M.K., 25 vjeç, ju informojmë se:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.H., për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ” Largim nga vendi i aksidentit”
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.