AKTUALITET, 13 Shtator 2020, 19:03

VIDEO/ Grida Duma i përgjigjet Ramës: E vërteta nuk fshihet me propagandë

VIDEO/ Grida Duma i përgjigjet Ramës: E vërteta nuk fshihet me

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar pas publikimit të një videoje nga kryeministri Edi Rama për çështjen e familjes Cakoni në Thumanë. Sipas Ramës nuk është e vërtetë që kjo familje është lënë në harresë duke i quajtur kundërsjtarët si “hijena politike”.

“E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është FAKTI i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës. Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj!” – shkruan Duma.