TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tentativë e gabuar për parakalim shkaktoi një aksident me tre të plagosur në aksin Milot-Lezhë pasditen e sotme.
Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e goditjeve që ka pësuar nga aksidenti, ku u përfshinë katër makina.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë së qarkullimit rrugor dhe zjarrfikësit për të larguar makinat nga rruga për të normalizuar gjendjen, që rifilloi pas disa minutave.