AKTUALITET, 26 September 2026, 14:49

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes “Punëtori” në Gjirokastër.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Toyota”, i cili po lëvizte në aksin Zona Muzeale-Ura e Lumit, ka përplasur këmbësoren Violeta Selfo, 78 vjeçe, e cila po kalonte rrugën.

E moshuara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.