AKTUALITET, 17 Korrik 2021, 14:44

Aksident në dalje të Lezhës, përplasen tre automjete, tre të plagosur

Aksident në dalje të Lezhës, përplasen tre automjete, tre

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Lezhës, rrugës për në Balldren, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ish-frutorja”, ku janë përplasur tre automjete.

Tre personat e plagosur janë dërguar në Spitalin e Lezhës, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë në aksin Lezhë-Balldren është krijuar trafik dhe për disa minuta është bllokuar qarkullimi.