AKTUALITET, 17 Korrik 2021, 13:53

FOTO/ Edi Rama i “mëson” Dritan Lelit si pastrohet qyteti, mbledh plehrat e Vlorës me duart e veta

FOTO/ Edi Rama i “mëson” Dritan Lelit si pastrohet qyteti,


Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë është shfaqur nga qyteti bregdetar i Vlorës, në një aksion për pastrimin e mjedisit, të cilin e ka përmbledhur me hashtagun: dashuria për vendin dhe respekti për veten.

I veshur me një palë pantallona treçerekëshe të zeza dhe me një thes plehrash në dorë, Rama u shfaq brenda një fushe sportive duke mbledhur mbeturina.

Në fjalën e tij të shkurtër për ndjekësit, kryeministri theksoi se vetëm tre minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet por edhe një bashki, duke kritikuar kështu punën e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli.

Vetëm tre minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më I zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet por edhe një bashki. Në radhë të parë bëjnë mirë ata që vijnë dhe luajnë këtu dhe i hedhin. Ata që vijnë dhe i pastrojnë bëjnë mirë që vijnë dhe i mbledhin”, tha Rama.

[gallery ids="546138,546139,546140"]