AKTUALITET, 14 Prill 2019, 16:25

Aksident i rëndë në Vorë, e reja e mbuluar në gjak pas përpasjes së makinës


Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë- Durrës në afërsi të Vorës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas Dosja.al, se e plagosur ka mbetur një vjazë, e cila është e mbuluar në gjak, pasi ka marrë plagë të shumta.

Makinat kanë pësuar dëme të mëdha dhe nga përplasja njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Policia ka shkuar në vendin e ngjarje për të nisur hetimet.

Deri tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që mund të kishte qenë dhe më fatal.