AKTUALITET, 15 Shtator 2019, 18:15

Aksident i rëndë në Elbasan, disa persona të plagosur

Aksident i rëndë në Elbasan, disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Peqin-Elbasan.

Mësohet se janë përplasur tre automjete, një i tipit "Benz" dhe dy tip "Mitsubishi".

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre drejtuesit e makinave, njëra prej të cilave ishte grua.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.