AKTUALITET, 26 Mars 2020, 21:02

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Shkup, humbin jetën tre persona

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Shkup, humbin

Tre persona kanë humbur jetën këtë të enjte në një aksident të rëndë që ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Shkup, në afërsi të Babushit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmeti ka bërë me dije se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 19.00 , ku janë përfshirë tre.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre veturave në autostradën Prishtinë-Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo ka bërë me dije se si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave