AKTUALITET, 2 Gusht 2020, 14:33

Kishte mbjellë kānabis, arrestohet 43 vjeçari në Mallakastër

Kishte mbjellë kānabis, arrestohet 43 vjeçari në


Një 43 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij erdhi pasi janë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike.

Njoftimi:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike.

Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:

Sh. S., 43 vjeç, banues në Ngraçie, Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.