TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur sot pasdite në autostradën Fushë Krujë-Laç, pranë kryqëzimit të Patokut.
Sipas informacioneve mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është i seksit mashkull dhe ka humbur jetën menjëherë nga përplasja.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I PLOTË
Sot, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fushë Milot – Fushë Krujë, tek vendi i quajtur ” Kryqëzimi i Patokut” , ka ndodhur një aksident ku një mjet ka përplasur shtetasen Xh.L. 65 vjeçe, banuese në Sanxhak Kurbin, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.