TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ata u bekuan me birin e tyre vetëm pak ditë më parë, dhe me siguri që ende janë duke jetuar nën "avujt" e emocioneve dhe dashurisë të pjesëtarit më të ri që iu shtua familjes së tyre. Ajola Xoxa dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, tashmë i gëzohen statusit të ri si prindërit e Kajan, ama si dy personazhe publike dhe me reputacion në vend, asgjë duket se nuk i ka penguar ata në angazhimet e përditshmërisë.
Për Kryetarin e Bashkisë, nuk kishim dyshime sepse e shohim çdo ditë në daljet e tij në media, në intervista të ndryshme, gjatë inspektimit të punëve në terren që kryen institucioni që ai drejton, apo në pritje të delegacioneve të huaja zyrtare. Dhe me siguri që orët larg të birit të porsalindur janë të shumta, por një shkëputje të vogël nga Kajan ka preferuar të ketë edhe mami Ajola këtë fundjavë.
Ajo u shfaq përkrah të shoqit, teksa po drejtoheshin në pagëzimin e një fëmije dhe të gjithë u habitëm! Ajola duket në formë të shkëlqyer fizike, ndërkohë që kanë kaluar vetëm pak ditë nga lindja e Kajan. Elegante, me një fustan të gjatë në nuancë mente, ajo mori pa kushte vëmendjen e të gjithëve.
Sekreti i rikthimit të shpejtë në linjat e mëparshme fizike? Ndoshta çështje gjenetike, ndoshta kujdes me regjimin ushqimor, arsyet mund të jenë të shumta, por diçka është e sigurt: Ajola duket perfekte në detaje!