AKTUALITET, 25 Shkurt 2020, 23:07

Bashkia e Tiranës rrit tarifën e pastrimit për familjarët dhe bizneset, rritja 15%-60%

Bashkia e Tiranës ka vendosur që me vendimin e Këshillit Bashkiak të risë tarifën e pastrimit për qytetarët dhe bizneset për këtë vit.

Rritjen e ka denoncuar Nisma thurje e shkruan se për familjet dhe bizneset e mëdha do ketë një rritje prej 15% ndërsa për biznesin e vogël do ketë një rritje prej 60%.

Rritja e taksave llogaritet me referencat e taksave të 2017 të miratuara nga Këshilli Bashkiak i atëhershëm.

Vendimet Këshillit Bashkiak dhe tabelat përkatëse pasqyrojnë rritjen e tarifës së pastrimit e cila tashmë do rëndojë mbi buxhetin e familjarëve apo edhe bizneseve.