LIFESTYLE, 17 Janar 2019, 09:16

Dua Lipa postoi këtë video nga Shqipëria, mahnitet Gigi Hadid! Shihni komentin që i lë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka arritur të cilësohet si ylli i ‘pop’-it për momentin. Ajo ka fituar një sërë çmimesh në eventet më të rëndësishme të muzikës si 'MTV EMA’s', 'Variety', 'Bambi Awards' e shumë të tjera. Mirëpo Dua Lipa sapo na ka treguar se muzikën e ka pasur gjithmonë pasion. Këngëtarja ka publikuar një video duke kënduar në një program muzikor këngën 'No one' të Alicia Keys dhe Dua këtu ndodhej në shkollën e saj në vendin e lindjes. Sfida ime në moshën 10-vjeçare... jo keq', shkruan këngëtarja krahas videos, teksa tregon se ka ndërmarrë një sfidë të vështirë duke zgjedhur këtë këngë.
 
View this post on Instagram
 

my 10 year challenge... well almost ?

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Ajo i ka mahnitur të gjithë me këtë video, madje edhe Gigi Hadid. Supermodeja i ka lënë një koment ku shkruan vetëm emoji, duke treguar se u dashurua me këtë video.