TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp, ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, lidhur me një plan për të penguar reformën në drejtësi.
Meta tha se deklarata e Kim, nuk mund t'i referohet atij, pasi ka patur takime të shumta me ambasadoren dhe i ka dorëzuar një platformë.
"Për Ilir Metën nuk mund ta ketë ambasadorja. E kam takuar shumë herë, më shumë sec kam takuar çdo ambasador amerikan në Shqipëri. Por nuk ju kam lajmëruar ju.
Në plotësimin e detyrimeve të mia, nuk dua të keqpërdor as imazhin e njërit dhe as mesazhin e dikujt tjetër.
Ju e dini që unë nuk kam ndërhyrë ndonjëherë në zgjedhjet ne Amerikë, apo vend tjetër.
Nuk merrem me këto lojra. Po ju them se kjo është platforma. Këtë platformë më kërkesën e saj, ja kam dorëzuar ambasadores së SHBA.
Nga Rama kam marrë përgjigje, të bëjmë mbledhje të sigurisë, se ka funksionuar shumë mirë gjatë pandemisë. Nuk ka funksionuar mirë, sepse tjetër gjë diskutohej aty, tjetër gjë bëntë", tha Meta.
/TPZ.al/