TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta në një konference për mediat ka bërë me dije se prej sot do javë do të ketë një konferencë me mediat për të folur për çështjet më të rëndësishme në vend.
Meta tha se ai ka bërë çdo gjë që të kishte një klimë pozitive në vend dhe të plotësoheshin sa më shumë kushte për provimin e qershorit që e bëjmë në BE.
“Çdo fundjavë do jetë këtu para jush për çështjet më të rëndësishme. Nisur nga zhvillimet shokuese në vend që kanë tronditur opinionin jo vetëm në Shqipëri. Më duhet të them se kam bërë çdo përpjekje, për të pasur një klimë sa më pozivitive pasi kemi provimin në qershor për BE-në. Kam bërë çdo gjë që të kemi një klimë pozitive që të përmbushim sa më shumë nga 15 detyrat. Ia kam dërguar Kryeministrit Edi Rama që po e bëj sot publike dhe ua kam dhënë dhe ambasadorëve dhe atyre që janë të interesuar”u shpreh Meta.