AKTUALITET, 22 Maj 2020, 10:47

Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.2, epiqendra afër Tiranës

Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.2, epiqendra afër


Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës rihter është regjistruar sot në vendin tonë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në afëri të Shijakut dhe 29 kilometra nga Tirana. Lëkundjet janë ndjerë në orën 10:18 minuta të paradites së sotme.

Kujtojmë se Shqipëria vitin e kaluar u prek nga  dy tërmeteve të forta, të atij të shtatorit 5.8 dhe të 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Në tërmetin e nëntorit fatkeqësisht humbën jetën 51 persona, ndërsa qindra të tjerë u plagosën si dhe u shembën qindra banesa.