TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati thotë se me palën greke është rënë dakord vetëm për vijat e kuqe ku do të ecin negociatat, të përcaktuar nga e drejta ndërkombëtare dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare.
Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion”, Bushati thotë se marrëveshja për detin me Greqinë, do të finalizohet nga ekspertët, duke premtuar se ajo do të jetë më e mirë se e vitit 2009.
“Unë po ju them edhe një herë tjetër qartë dhe shkoqur, ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, përmes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Po ju them që marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009. Do të ulen ekspertët në tavolinë, sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen”, tha Bushati.